Moduli i Restaurantit
Porosi të shpejta dhe kontroll i tavolinave nga një sistem i vetëm.
Tavolina në kohë reale
Shihni menjëherë tavolinat e lira dhe të zëna, dhe menaxhoni ambientet me një klikim.
Porosi pa gabime
Porositë dërgohen direkt në kuzhinë/shank, duke ulur komunikimin manual dhe rritur shpejtësinë e shërbimit.
Funksionet kryesore për shërbim të shpejtë
Të gjitha funksionet që i duhen një restauranti modern: menaxhimi i tavolinave, porosive, kuzhinës, pagesave dhe raportimit, të integruara në një platformë të vetme.
Projektuar për fluks të lartë pune: kamerierët marrin porosi pa vonesa, kuzhina i sheh menjëherë, ndërsa menaxheri ka raportet dhe mbylljen e ditës gjithmonë të sakta.
Menaxhimi i tavolinave dhe ambienteve
Organizoni sallën, terasën dhe zonat VIP; monitoroni statusin e tavolinave në kohë reale dhe transferoni porositë pa ndërprerje gjatë fluksit.
Porositë nga telefoni (kamerierët)
Kamerierët regjistrojnë porositë në sekonda, shtojnë komente specifike (p.sh. pa kripë/ekstra) dhe i dërgojnë menjëherë në sistem.
Ndarja e porosive sipas kuzhinës/barit
Porositë dërgohen automatikisht sipas pikës së përgatitjes (kuzhinë/bar), duke mbajtur status të qartë dhe duke shmangur humbjen e porosive.
Kontroll i stafit
Monitoroni aktivitetin e kamerierëve, porositë dhe performancën për transparencë më të lartë dhe disiplinë operative.
Raporte & mbyllje e ditës
Raporte ditore, X/Z, pagesa të finalizuara dhe mbyllja e ditës për të gjithë restaurantin ose sipas kamerierit.
Financa dhe Stoku
Shitjet, pagesat dhe artikujt pasqyrohen menjëherë në financa dhe inventar, për kontroll të saktë të kostove dhe gjendjes së stokut.
Pamje nga moduli
Shiko disa pamje reale të ekranit për tavolina, porosi, pagesa dhe raportim.
Pro Restaurant
Pro Restaurant është aplikacioni zyrtar mobil POS i ndërtuar për restaurantet që përdorin platformën e biznesit Expert Pro. Ofron mjete të shpejta, të besueshme dhe plotësisht të integruara për të menaxhuar operacionet e përditshme të restaurantit direkt nga telefoni. I dizajnuar për kamerierë, menaxherë restaurantesh dhe biznese që kërkojnë shpejtësi, saktësi dhe kontroll të plotë mbi operacionet.
- Krijoni dhe menaxhoni porosi në sekonda
- Shihni kategoritë dhe artikujt e menusë menjëherë
- Caktoni artikujt te printerët e kuzhinës
- Dërgim automatik në kuzhinë, pizzeri, bar, ëmbëlsira, etj.
- Ndiqni aktivitetin e stafit dhe rrjedhën e porosive
- Përvojë POS e shpejtë dhe responsive
DEMO
Demo e Pro Restaurant
Shikoni si funksionojnë porositë, tavolinat dhe sinkronizimi me kuzhinën në kohë reale.