Moduli i Hotelit
Rezervimet e hotelit tuaj lidhen me platformat më të njohura pa problem.
Centralizim rezervimesh nga 80+ platforma në një panel të vetëm - sinkronizim në kohë reale i disponueshmërisë, çmimeve dhe rezervimeve.
Rezervime
Shto / ndrysho për sekonda
Fiskalizimi
Automatizuar dhe në përputhje
Platformat e Integruara
Eksperiencë më e mirë me platformat e integruara në Expert Pro
Të gjitha operacionet tuaja nën kontroll
Menaxhoni rezervimet, check-in/check-out, statusin e dhomave, faturimin dhe raportet e hotelit nga një sistem i vetëm.
Statusi i Dhomave
Shikoni statusin e çdo dhome në kohë reale - të lira, të zëna, në pastrim ose jashtë shërbimit.
Check-In & Check-Out
Regjistroni hyrjet dhe daljet e mysafirëve me disa klikime, pa vonesa dhe pa gabime.
Ndryshim Rezervimi & Dhome
Ndryshoni dhomën ose datat e rezervimit në çdo moment sipas kërkesës së mysafirit.
Modifikim, Anulim & Bllokimi
Modifikoni, anuloni ose bllokoni rezervime me fleksibilitet të plotë operacional.
Klientë, Agjenci & Partnerë
Menaxhoni të dhënat e klientëve, agjencive turistike dhe partnerëve të biznesit në një vend.
Integrim me Platforma Rezervimesh
Lidhuni me Booking.com, Expedia, Airbnb dhe 80+ platforma të tjera për sinkronizim automatik.
Fiskalizimi
Faturimi dhe fiskalizimi i integruar që siguron përputhje të plotë me rregulloret financiare.
Faturimi
Krijoni, printoni dhe dërgoni fatura automatikisht për çdo qëndrim ose shërbim.
Raporte & Analiza
Raporte të detajuara mbi rezervimet, të ardhurat, përqindjen e zënies dhe performancën e hotelit.
Pro Hotel
Expert Pro Hotel është aplikacion mobil profesional për menaxhimin e hoteleve, resorteve dhe akomodimeve. Siguron pasqyrë në kohë reale për rezervimet, disponueshmërinë e dhomave, qëndrimet e mysafirëve dhe statusin e pastrimit. Kontrolloni shpejt dhomat e bllokuara ose jashtë shërbimit, shihni detajet e qëndrimit dhe qasuni dokumenteve të hotelit (foto, plane kati, skedarë projekti) nga çdo vend. I dizajnuar për menaxherë hoteli, recepsion dhe ekipe mikpritjeje që kërkojnë shpejtësi, saktësi dhe insight në kohë reale, me sinkronizim të plotë me Expert Pro.
- Menaxhoni rezervimet dhe disponueshmërinë sipas datës, katit dhe tipit të dhomës
- Shihni qëndrimet aktive, të ardhshme dhe të kaluara
- Ndiqni dhomat e lira, të zëna, të bllokuara ose në pastrim
- Shikoni detaje për çdo qëndrim, përfshirë datat dhe kohëzgjatjen
- Shfletoni listat e mysafirëve dhe historikun për çdo periudhë
- Qasuni dokumenteve të hotelit në një vend (foto, plane kati, skedarë projekti)
- Lëvizni më shpejt me kalendar dhe filtra të avancuar
- Qëndroni të sinkronizuar me Expert Pro pa punë manuale
DEMO
Gati për një demonstrim?
ProHotel është një sistem i menaxhimit të hoteleve që automatizon rezervimet, faturimin dhe raportimin. Në këtë video do të shihni se si vijnë automatikisht të dhënat nga Booking.com në Modulin e Hotelit.