Moduli i Ndërtimtarisë
I integruar plotësisht me ERP, për menaxhim të plotë të projekteve për kompani ndërtimi dhe patundshmëri.
Nga struktura e objektit deri te kontratat, pagesat dhe raportimi financiar.
STRUKTURË PROJEKTI
Blloqe, ndërtesa, kate dhe njësi.
RAPORTE ANALITIKE
Parashikim vs realizim, fitim dhe kosto.
Çfarë mundëson moduli
Menaxhim i plotë i projekteve nga struktura dhe paramasat deri te kontratat, pagesat dhe raportimi financiar.
Strukturë e qartë e projektit
Organizo projektin sipas blloqeve, ndërtesave, kateve, banesave dhe lokaleve afariste. Për çdo njësi ruhen të dhënat kryesore dhe çmimi i shitjes.
Menaxhim i paramasave
Përcjellje automatike e paramasave dhe sasive materiale, me kontroll teknik dhe raporte të sakta parashikim vs realizim.
Shitje me statuse në kohë reale
Gjendja e njësive (të lira/të rezervuara/të shitura) me pamje të qarta për ekipin e shitjes dhe menaxhmentin.
Kontrata mbi njësinë konkrete
Kontratat regjistrohen direkt mbi banesën/lokalin konkret, me ndjekje të qartë të pagesave, afateve dhe dokumentacionit shoqërues.
Pagesa, këste dhe ndarje e të hyrave
Menaxhim i pagesave sipas kontratës (këste/avans/afatizime) dhe diferencim i qartë i të hyrave të shtyra ndaj të realizuara.
Raportim analitik për vendimmarrje
Raporte për shitjet sipas projektit/ndërtesës/katit/tipit, borxhet e klientëve, hyrjet dhe kostot, si dhe analiza të profitabilitetit.
Integrim kontabël & tatimor
Financat menaxhohen sipas standardeve të kontabilitetit; deklaratat tatimore përgatiten sipas kërkesave të ATK me të dhëna reale nga shitjet dhe kostot.
Pamje nga moduli
Shihni ekranet e strukturës së projektit, kontratave, pagesave dhe raportimit financiar.
Pro Construction
Pro Construction është aplikacioni zyrtar mobil për menaxhimin e projekteve të ndërtimit brenda platformës Expert Pro. Ofron një mënyrë të qartë, të shpejtë dhe të centralizuar për të monitoruar projektet drejtpërdrejt nga telefoni.
- Shihni listën dhe statusin e të gjitha njësive (banesa, lokale, parkingje)
- Monitoroni zënien, shitjet dhe disponueshmërinë në kohë reale
- Analizoni progresin e projektit në baza financiare dhe operative
- Shqyrtoni kostot, buxhetet dhe fitueshmërinë e projektit
- Menaxhoni informacionet dhe historikun e klientëve
- Ndjekni raportet kryesore të ndërtimit në mënyrë të shpejtë dhe të saktë
- Qëndroni të informuar për ecurinë e projektit, pavarësisht ku ndodheni
DEMO
Demo e Pro Construction
Shikoni strukturën e projektit, kontratat, pagesat dhe raportimin në veprim.